Rreth GRAFIKA

Kompania për reklamim Grafika ofron shërbime me cilësi të lartë, duke i aplikuar teknologjitë më të reja në shtypin digjital. Duke qenë njëra prej kompanive lidere në rajon, personeli i saj është i përkushtuar që t'i plotësojë kërkesat e klientëve si dhe të ofrojë zgjidhje që janë sa optimale aq edhe estetike për objektet biznesore dhe ato private. Me përdorimin e teknologjisë më të re Grafika mund të prodhojë imazhe të detajuara që do ta bëjnë biznesin tuaj tërheqës për audiencën dhe do të mundësojnë që marketingu juaj të arrijë në nivele më të larta. Grafika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga dizajnimi, shtypi e deri te montimi i reklamave, duke krijuar kështu lehtësi për klientët e saj. Grafika fillimisht i kushton vëmendje kërkesave të klientëve, derisa gjatë procesit krijues bashkëpunon me ta, për të krijuar zgjidhje që sjellin risi në marketing dhe zgjojnë kërshërinë e publikut.

Grafika veprimtarinë e vet e zhvillon në objektin që ka 1.000 metra katrorë. Aty funksionojnë pesë departamente: dizajni, shtypi digjital, mbështjellja e automjeteve, hekurishtja dhe e përgjithshmja.

Me ekipin tonë kreativ, që posedon përvojë dhe aftësi, gjithmonë përkushtohemi që ta realizojmë vizionin e klientëve, duke krijuar në kohë të shkurtër reklama që komunikojnë me grupet e synuara.

Shërbimet

Grafika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga dizajnimi, shtypi e deri te montimi i reklamave, duke krijuar kështu lehtësi për realizimin e projekteve të klientëve të saj. Bazuar mbi kërkesat e klientëve, ekipi kreativ i Grafikës që posedon përvojë dhe aftësi, i kushton vëmendje përdorimit të detajeve dhe materialeve të duhura për të krijuar shenja reklamuese që komunikojnë me grupet e synuara. Shërbimet tona karakterizohen me profesionalizëm të lartë dhe angazhim të përpiktë për të realizuar projektet në bazë të standardeve më të larta të industrisë reklamuese.

3D SIGNAGE

Shenjat reklamuese 3D janë mënyrë e mrekullueshme që ta bëjmë biznesin tuaj më të dukshëm.

MË SHUMË

DIGITAL PRINT

Shtypi digjital është fushë në të cilën ne kemi specializim.

MË SHUMË

VEHICLE WRAPPING

Autografika apo brendimi i automjeteve është metodë shumë efektive dhe ne e ofrojmë me cilësi të lartë.

MË SHUMË

BILLBOARDS

Te Stendat e afishimit (Billbordet) ju ofrojmë mundësinë për dukshmëri në dimensione dhe modele të ndryshme.

MË SHUMË

KONTAKT

PHONE: +377 45 555 898

EMAIL: info@ggrafika.com